Mesazhi i Metës: Media nuk është armik dhe nuk duhet trajtuar si e tillë

Mesazhi i Metës: Media nuk është armik dhe nuk duhet trajtuar si

Media nuk mund të jetë armike e politikës dhe as nuk duhet trajtuar si e tillë.

Ky ishte mesazhi që përcolli Kreu i Shtetit Ilir Meta vetëm dy ditë pasi mazhoranca në Kuvend votoi paketën "Antishpifje".

Ilir Meta: Liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar. Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen. Shqiptarët nuk mund të harrojnë dhe nuk duhet të harrojnë pasojat e mohimit të kësaj të drejte universale. Kufizimet ndaj gjuhës së urrejtjes së urrejtjes nuk duhet kurrsesi të keqpërdoren me qëllim mbytjen mbytjen e kriktikës ndaj qeverisjes dhe të zgjedhurve, të bindjeve të ndryshme politike, të përkatësisë së besimit fetar apo të kërkesës për llogaridhënie.

As media, as gazetarët dhe as pedagogët nuk janë dhe nuk mund të jenë armiqtë tanë nga të cilët duhet të ruhemi ndaj dhe nuk mund të trajtohen si të tillë. Vitet e fundit kanë qenë të shumta rastet ku roli dhe kontributi i medias në denoncimin e aferave korruptive dhe veprimtarive kriminale me pasoja të rënda për shoqërinë dhe ekonominë  e vendit ka qenë thelbësor.

Duke folur në konferencën "Liri pa urrejtje", Meta uroi që 2020 ta gjejë median më të lirë.

Ilir Meta: Uroj që viti i ardhshëm të gjejë median dhe gazetarët më të lirë, më të mbrojtur, më aktivë dhe gjithmonë pranë të vërtetës. Por kjo kurrësesi nuk mund të ndodhë me një urim dhe dëshirë pasi kërkon reflektim të thelllë të gjithë shoqërisë dhe politikës në radhë të parë. Një mjedis politik i përçarë artificialisht dhe përjashtues nxit gjuhën e urrejtjes në terësi ndaj uroj që edhe tërmeti që ndodhi të shërbejë si moment reflektimi, ringritje dhe bashkëpunimi pasi vetëm dialogu dhe gjithëpërfshirja na garanton një demokraci të suksesshme.

Meta preku edhe një tjetër fenomenin e shpopullimit të vendit për të cilin pikësëpari fajësoi politikën,

Ilir Meta: Këmbana më e fortë e alarmit është shpopullimi i vendit. Cënimi i lirive, mungesa e llogaridhënies dhe varfëria janë  ndër arsyet kryesore që motivojnë qytetarët të largohen nga vendi. Por më shumë unë mendoj se është polarizmi terësisht artificial i jetës politike në vend dhe përdorimi pafund i gjuhës së urrejtjes në radhë të parë nga politika, ajo që demotivon të rinjtë.

Presidenti tha se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria për 10 muajt e këtij viti është rritur me 16% krahasuar me vitin e kaluar. Në raport me Serbinë  për 1000 banorë, e kemi 8.2 herë më lartë.

EMISIONET