I ftuar në Ora News, deputeti Ralf Gjoni u shpreh se mesazhi i diplomatit të huaj, publikuar nga presidenti Meta është një rast flagrant i ndërhyrjes në punët e brendshme.

Gjoni shtoi se as ambasadorët, as presidenti dhe as kryeministri nuk ka të drejtë të kryejë emërime në drejtësi dhe se ai që e ka dërguar këtë mesazh duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë shpjegime pse e ka dërguar.

Ralf Gjoni: Presidenti ka ngritur një shqetësim flagrant i ndërhyrjes në punët e brendshme. Në një rast të tillë do të kishte shkarkime non grata për këtë ambasador, por do të kishte edhe dënime penale, sepse është ndërhyrje flagrante në sovranitetin e një vendi dhe në emërimet në drejtësi.

As ambasadorët, as presidenti dhe as kryeministri nuk ka të drejtë të kryejë emërime në drejtësi. Ai që e ka dërguar këtë mesazh duhet të mbajë përgjegjësi dhe të japë shpjegime pse e ka dërguar. Ky mesazh cenon rëndë kredibilitetin e sistemit të drejtësisë. 

Dërgimi i një mesazhi të tillë tregon se shumë gjëra ndodhi në prapaskenë. Unë pres që Meta të shprehet hapur në lidhje me hapjen e listave elektorale sikurse është shprehur në të kaluarën në angazhimet e mëparshme. 

/Ora News.tv/