Mesazhi i Laert Vasilit për gotën gjysmë plot apo gjysmë bosh?

Mesazhi i Laert Vasilit për gotën gjysmë plot apo gjysmë

Aktori Laert Vasili i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, sqaroi teorinë e gotës gjysmë plot.

Pjesë nga biseda: 

Vasili: Që të protestosh do të thotë se e ke kryer njëherë atë që ke pasur detyrim. Nuk ke marrë atë që meriton dhe atëherë proteston. Nuk mund të protestojë le të themi një njeri që ka abstenuar në votim. Nëse ke kryer detyrimet e tua, kur vjen vakti i votës së lirë dhe ti luan tavëll, atëherë nuk ke përgjegjësi për veten tënde. Kjo gotë mund të shihet si gjysmë plot apo gjysmë bosh. Unë dhe disa të tjerë që e shohim gjysmë plot, punojmë për të arritur kërkesat. Kurse ai që e sheh gjysmë bosh, do ta shoh bosh tërë jetën. Është pasuria materiale që të çon përpara apo arsimi, mbushja e shpirtit. Rilindësit na kanë lënë një pasuri të madhe shpirtërore. Nëse je në një sistem politik ku mësuesi bën një punë të dytë se nuk i del rroga, ti mos prit që ai të edukojë brezin e ri. 


EMISIONET