"Shqipëria ka nevojë për zgjidhje! Tani! Në shtator do jetë shumë vonë!" Mesazhi që presidenti Ilir Meta përcolli sot liderëve të politikës shqiptare përmes një postimi në facebook e shoqëroi dhe me një foto nga takimi me Presidentin e Bundestagut të Gjermanisë, Dr.Wolfgang Schäuble, një prej politikanëve më të vlerësuar në Europë.

Duket se kjo foto ka një mesazh të rëndësishëm. Kreu i shtetit shqiptar ka zgjedhur pikërisht Presidentin e Bundestagut, i cili është institucioni suprem për vendimin për zgjerimin e BE-së në Gjermani dhe do të thotë fjalën e fundit për integrimin.

Kësijoj  Meta ka dhënë një tjetër mesazh të qartë politikën shqiptare për rrugën që duhet ndjekur me qëllim çeljen e negociatave me BE-në.

"Shqipëria ka nevojë për zgjidhje! Tani! Në shtator do jetë shumë vonë!"


/Ora News.tv/