Mesazhi i Janullatos: Konfliktet po torturojnë botën, duhet përpjekje për pajtim

Mesazhi i Janullatos: Konfliktet po torturojnë botën, duhet

Kryepeshkopi Janullatos uron shqiptarët për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Në një mesazh ai shpreh solidaritetin, dhe paqen për të gjithë shqiptarët duke deklaruar se në një kohë tepër të ashpër duhet të jemi të gjithë bashkë me njëri-tjetrin.

“Në Krishtlindje, në të kremten e madhe të ardhjes së birit të fjalës të perëndisë brenda një rrëzimi kremtojmë nismën e perëndisë Atë, për t’u pajtuar me gjininë njerëzore. Në një kohë kur ndasitë, tensionet dhe konfliktet po torturojnë botën, do të kremtojmë Krishtlindjen në mënyrë më esenciale vetëm nëse marrim pjesë sipas mundësive tona në përpjekjet për pajtim. Në ambientin tonë të ngushtë, në jetën profesionale, shoqërore, kishtare dhe politike. Krishtlindje të bekuara vëllezër dhe motra. Viti i Ri të na sjellë paqe, shpresë dhe solidaritet në sprovat e jetës. Gëzuar Krishtlindjen!” – përfundon mesazhin Kryepeshkopi Janullatos.

EMISIONET