Mesazhi i Iva Tiços: Mos i përgojoni vajzat dhe mos dëmtoni njerëzit duke i etiketuar me gisht

Mesazhi i Iva Tiços: Mos i përgojoni vajzat dhe mos dëmtoni

E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, ka qenë e ftuar gazetarja e njohur Iva Tiço e cila ka folur për ngjarjen e fundit që ka ndodhur në Kavajë, ku një vajzë minorene është abuzuar nga një 65-vjeçar.

Ajo shpreson që kjo çështje të mos kthehet politike, por politika të forcojë ligjet e saj dhe të japë denimin maksimal për këtë abuzues dhe se minorenët duhet të marrin dënimin që meritojnë dhe të mos ketë një gjykim të shkurtuar.

Iva i bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në manifestimin paqësor në orën 16:00 kundër fëmijërisë së vjedhur me moton "Ngri ti zërin për ato që nuk kanë zë".

“Shpresoj që të jemi sa më shumë njerëz në tubimin e orës 16:00. I bëra thirrje të gjithë personazheve publike të marrin pjesë. Do doja të mos shfrytëzohej politikisht. Politika të merret me ligje të forta për ata që përdhunojnë e ngacmojnë dhe jo gjykime të shkurtuara.

Edhe minorenët janë fajtorët, kanë bërë një krim dhe duhet të dënohen. Nuk ka një gjykim të shkurtuar.

Nëse dikush e kërcënon një fëmijë që do të të shkruaj emrin nëpër mure etj, është një presion i madh, që as un nuk e përballoj dot që jam 40 vjeç dhe jo më një 14-vjeçare. 

Ajo që duhet të mësojmë të gjithë bashkë nga kjo histori është që njerëzit nga shtëpitë e tyre duhet të mendohen 10 herë përpara se të bëjnë qoftë edhe thashetheme për vajzat e vogla. Thashetheme që mund të duke të pafajshme në shkallët e pallatit.

Kur shikon një vajzë të vogël me pantallona të shkurtra dhe t’i thuash vajza e filanit është e lëvizshme, kur mendon se vajza e filanit mund të shkojë drejt kësaj rruge apo vajza jote vetëm nga këto etiketime, duhet ta mendojnë 100 herë. 

Prandaj është mirë të flasim të gjithë tani, të ndryshojmë këtë shoqëri qoftë edhe duke e zbehur pak këtë rëndësinë e të thënit fjalë të këqija për vajzat të çfarëdo lloj moshe. Janë fjalë, është dashuri, është seks, nuk është fundi i botës, duhet ta marrim pak më qetë këtë punë dhe të mos i dëmtojmë njerëzit duke i etiketuar me gisht”.

EMISIONET