Mesazhi i dytë i fortë i ambasadores së SHBA-së: Lini lojrat dhe pazaret me reformat!

Mesazhi i dytë i fortë i ambasadores së SHBA-së: Lini lojrat

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, i është drejtuar klasës politike shqiptare me një deklaratë të fortë, duke u shprehur se reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë të domosdoshme që Shqipëria të mund të hyjë në familjen e madhe evropiane, ndaj nuk duhet vazhduar mëme lojëra.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përforcuar mesazhin e një dite më parë ndaj politikës shqiptare.

Në një prononcim të shkurtër për mediat ndërsa i drejtohej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Yuri Kim e bëri të qartë se reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi nuk janë diçka që mund të bëhet pazar me to.

Ndaj, paralajmëroi ajo, ka ardhur koha që të rreshtet së bëri lojëra.

Yuri Kim: SHBA duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë, i aftë i SHBA dhe duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nuk mund ta kemi këtë pa reformë zgjedhore dhe pa reformë në drejtësi. Këto të dyja nuk janë diçka për të bërë pazar.Janë domosdoshmëri dhe ka ardhur koha të rreshtet së bëri lojëra. Është koha që të realizohet reforma në drejtësi, është koha që të realizohet reforma zgjedhore sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj si SHBA dhe populli shqiptar e presin.

Vizita e Ambasadores amerikane për rreth 1 orë pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vjen në të njëjtën kohë kur në SPAK u mbajt seanca për pezullimin nga detyra të Luan Dacit, anëtar i KPA-së.

Seanca u shty dhe shkak për këtë u bë mungesa e Dacit i cili paraqiti raport mjekësor përmes avokatit të tij Andi Duraj.

Seanca e radhës u caktua për të dielën e ardhshme, ndërsa kallëzimi për Luan Dacin u bë nga ish-anëtari i KLP Besnik Cani, edhe ky shkarkuar nga KPA.


EMISIONET