Mesazh me eshtra kafshe, pranga 34 vjeçarit shqiptar që tmerroi tregtarin italian

Mesazh me eshtra kafshe, pranga 34 vjeçarit shqiptar që tmerroi

Një 34 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia lokale italiane në Chieti nën akuzën e grabitjes së parave kundër një tregtari në Francavilla al Mare, ndërsa shoku i tij 23 vjeçar po ndiqet penalisht për të njëjtën vepër.

Hetimi filloi pas një denoncimi të viktimës, ndaj të cilit për një periudhë prej 3 muajsh, i ishte nënshtruar zhvatjes së shqiptarëve, duke dorëzuar në disa raste shumta në 5 500 euro.

Frikësimet e vazhdueshme ndaj tregtarit u bënë gjithnjë e më serioze, derisa arriti kulmin me dërgimin e një mesazhi që përmbante eshtra të një kafshe, shoqëruar me kërcënime të drejtpërdrejta me vdekje, nëse nuk paguante paratë. 

Shqiptari, i cili ka një histori të mëparshme për përfshirje në trafikun e drogës dhe krimet kundër personit, aktualisht i ishte nënshtruar shërbimit të provës, ndërsa është denoncuar gjithashtu edhe për rezistencë dhe lëndime ndaj një zyrtari publik.

Shqiptari dhe viktima kishte takuar rastësisht në fund të verës në biznesin e italianit, dhe që atëherë pretendimet e çuditshme nisën nga ana e 34 vjeçarit.

Ai kërcënonte edhe familjen e tij, duke vjelë të hollat nga tregtari. 

/S.Ll/


EMISIONET