Mes një pasaniku dhe arkitekti të thjeshtë: Ja me cilin do të martohej Trejsi Sejdini

Mes një pasaniku dhe arkitekti të thjeshtë: Ja me cilin do

E ftuara e parë në emisionin“Glamour Zone”, në RTV Ora, Trejsi Sejdini i dha një përgjigje vërtetë interesante pyetjes për partnerin e saj të rradhës. Nëse keni menduar se për të qenë krahë një bukuroshe si Trejsi duhet të jeni patjetër të pasur, sipas Trejsit gaboheni.

Ajo thotë në intervistë se do të pranonte të qëndron të dhe pranë një mashkulli të thjeshtë që fitonte më pak se ajo.

Ester Bylyku: Mes një djali të një biznesmeni apo një arkitekti të thjeshtë me rrogë 600-700 mijë lekë, me cilin do të pranoje të krijoje lidhje?

Trejsi Sejdini: Arkitektin. Mua asnjëherë nuk më kanë pëlqyer djemtë e babit.

Ester Bylyku: Do e paranoje një mashkull që do fitonte më pak se ty? 

Trejsi Sejdini: Varet nga rrethanat. Nëse do ishte i kompletuar nga pjesë të tjera, të cilat do më mbushnin mua si Trejs, pse jo. Leku nuk është gjithçka në një lidhje. 

EMISIONET