Kamëz: Një person merret peng, makina pikaset në Fushë Krujë

Kamëz: Një person merret peng, makina pikaset në Fushë

Banorët e Kamzës janë gjendur nën terror mesditën e së premtes kur pas një sherri një person është marrë peng. Dyshohet se shkak është bërë konflikti për një makinë, por edhe pse është bërë njoftimi në kohë, autorët janë larguar pa gjurmë.

Rreth mesditës kalimtarët në rrugën “Londër” kanë denoncuar për një konflikt të dhunshëm dhe pengmarrjen e një personi.

Autorët dyshohet se gjithçka e kanë nisur pas një konlikti për një automjet.

Sipas policisë, personat e përfshirë në konflikt kanë qenë më herët në një nga lokalet e lagjes për tu përplasur më pas disa metra më tutje.

Sapo kanë parë personin me të cilin ishin në përplasje, autorët e kanë ndjekur te vendi ku ai kishte të parkuar makinën, mes një blloku të pallateve.

Sherri ka ndodhur në prani të disa fëmijëve, të cilët sapo kishin dalë nga shkolla. Ata kanë njoftuar të afërmit e më pas edhe policinë.

Pasi e kanë hipur me dhunë në automjet, autorët janë larguar pa lënë shumë gjurmë.

Policia dyshon se autorët së bashku me personin e marrë peng përmes rrugës "Napoli"janë larguar drejt  rrethinave të Kamzës.

Pak momente pas ngjarjes policia ka identifikuar një automjet në zonën e Fushë Krujës, në zonën e njohur si Ura e Gjoles.

Për këtë arsye në hetime është përfshirë dhe policia e Krujës për të identifikuar autorët e dyshuar.

Në vendngjarje është sekuestruar automjeti i personit që është marrë peng, ndërsa janë marrë në pyetje edhe dëshmimtarët.



EMISIONET