Merret në mbrojtje guvernatori i Lombardisë, akuzohet si vrasës i viktimave nga Covid-19

Merret në mbrojtje guvernatori i Lombardisë, akuzohet si vrasës i

Është vënë nën mbrojtje Guvernatori i Lombardisë Attilio Fontana pas kërcënimeve për vdekje të bëra gjatë orëve të fundit.

Me urdhër të Prokurorisë së Varese, guvernatori i është vendosur një truporeje e një automjet i blinduar.

Në qytetin e Milanos janë shfaqur murale që akuzojnë Guvernatorin e Lombardisë si vrasës i viktimave nga Covid-19 në këtë territor.

Muralet janë firmosur nga CARC, Komiteti i Mbrojtjes së Rezistencës për Komunizmin.

Gjithashtu në rrjetet sociale janë shtuar kërcënimet ndaj tij që e etiketojnë si fajtorin kryesor të numrit të lartë të vdekjeve në Lombardi.

Prokuroria e Varezes ka verifikuar një klimë ndezëse tensionuese dhe në ambientet e punës pranë Guvernatorit duke u detyruar të marrë një vendim të tillë, pra vendosjen e një mase sigurie të nivelit të katër, me 1 automjet të blinduar e 1 ose 2 truproje 24 orë në ditë për të garantuar sigurinë e jetës së guvernatorit Attilio Fontana.

Prokuroria e Varezes ka nisur një proces hetimor mbi kërcënimet me jetë ndaj drejtuesit më të lartë të qeverisjes lokale në Lombardi.

Në Lombardi numri i personave viktimë nga Covid 19 ka arritur në 15 896 dhe 87 417 janë të infektuar deri më sot.

EMISIONET