Merren në pyetje, kush janë dy shqiptarët e arrestuar për plagosjen e djalit të Simona Venturës

Merren në pyetje, kush janë dy shqiptarët e arrestuar për

Sot në burgun San Vittorio të Milanos pritet të merren në pyetje 4 personat e akuzar për tentativë vrasje të djalit të prezantueses së njohur italiane Simona Ventura dhe ish-futbollistit Stefano Bettarini.

Dy nga të akuzuarit janë shqiptarët Albano Jakaj 24 vjeç dhe Andi Arapi 29 vjeç. Njëri prej shqiptarëve është pa leje të rregullt qëndrimi në Itali.

Ngjarja ka nisur për motive të dobëta, pas një grindje  rreth 4 muaj më parë mes mikut të Nicolo Bettarinit e Alessandro Ferzoco, 23 vjeç, një nga 2 italianët e vënë nën arrest.

Ritakimi në diskotekën Old Fashion natën e së shtunës duke u gdhirë e diela e 1 korrikut ka rindezur sherrin mes të rinjve. Fillimsht grindja ka nisur brenda ambienteve të diskotekës e më pas rreth orës 5 të mëngjesit sherri ka degjeneruar në rrugë deri me plagosje me thikë. Nicolo Bettarini është qëlluar ndërsa po i vinte në ndihmë mikut të tij.

Sipas hetimeve të policisë ka qenë shtetasi italian Davide Caddeo 29 vjec i cili ka qëlluar me një thikë 20 cm të gjatë  19 vjeçarin Niccolo Bettarinin, duke i shkaktuar 11 plagë në trup.

Nën hetim janë vënë dhe 6 persona të tjerë që sipas akuzës kanë ndihmuar në dhunimin e 19 vjeçarit.

Djali i Simona Venturës i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në krah e për fat është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas avokatëve mbrojtës të 19 vjeçarit, bazuar në dëshminë e miqve të tij, ai është qëlluar pasi autorët e krimit e kanë njohur si djali i Simona Venturës.

Ky fakt rëndon akuzat ndajt tyre pasi avokatët mbrojtës kërkojnë zyrtarizimin e urdhërit të arrestimit me burg për 4 të arrestuari me motivin e tentativës së vrasjes për motive të dobëta e diskriminuese si i biri i një personazhi famoz.

Deri më tani të 4 të arrestuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre. I vetmi që ka folur është autori i goditjeve me thikë, Davide Caddeo, i cili është shprehur "se vetëm tani në burg e ka marrë vesh se Nicolo ishte i biri i Simona Venturës."

29 vjeçari Davide Caddeo ka precedent penal e njihet si anëtar i tifozerisë ultra të Interit.

Policia italiane ka mbyllur për 30 ditë diskotekën Old Fashion ku ndodhi ngjarja, duke e parë të papranueshme faktin që një person të hyjë në diskotekë me një armë të ftohtë 20 cm.

Babai i Nicolo Bettarinit, ish-futbollisti Stefano Bettarini ka deklaruar se "kush ka gabuar duhet të paguajë".



EMISIONET