Thashethemet rreth të ardhmes së Stefan de Vrij duket se kanë marrë një goditje përfundimtare, me mbrojtësin që ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Inter-it.

Sipas "Gazzetta dello Sport", De Vrij ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me Interin me vlerë € 4.2 milion në sezon plus bonuse.

Për pasojë, mbrojtësi holandez pritet të bëhet zikaltër që nga 1 korriku, së bashku me sulmuesin e Racing Club Lautaro Martinez dhe mbrojtësin afrikan të Juventusit Këadëo Asamoah.

26-vjeçari mund të përballet me skuadrën e tij të ardhshëm në ndeshjen e fundit të sezonit, kur Inter të udhëtojë për në "Olimpico" për atë që mund të jetë derbi për një vend në Ligën e Kampionëve.

/Ora News.tv/