Merr fund një epokë te Reali i Madridit

Merr fund një epokë te Reali i Madridit

Largimi i Fabio Coentrao drejt Rio Ave i ka dhënë fund një epoke te Reali i Madridit. Njëzet vite nga hera e fundit që ka ndodhur, skuadra e parë e Realit nuk do të ketë asnjë lojtar brenda skuadrës i cili përfaqësohet nga agjenti Jorge Mendes.

Lojtarë si Pepe, Cristiano Ronaldo, Coentrao, James Rodriguez dhe Ricardo Carvalho u përfaqësuan nga Mendes kur ishin pjesë e "Los Blancos" ndërkohë që ai ka marrë pjesë edhe në marrëveshjet që përfshijnë lojtarë të tjerë në klub, si Angel di Maria.

Marrëdhëniet e Real Madridit me përfaqësuesin portugez filluan në verën e vitit 2007, kur gjatë presidencës së Ramon Calderonit, klubi pagoi 30 milionë euro te Porto për Pepe. Pas mbërritjes së tij, nënshkrimet e klientëve të Mendes u përsëritën, sepse ai gjithmonë kishte lojtarë të mirë në dispozicion të tij. Në fakt, Mendes ende mban një lidhje me fituesit e Ligës së Kampionëve, duke pasur parasysh James Rodriguez i cili është i huazuar te Bayern Mynih.

Marrëdhënia mes "Santiago Bernabeu" dhe Mendes kanë qënë gjithashtu të mira dhe ndarja e qartë dhe e dukshme midis klubit dhe Ronaldos nuk ka pasur ndikim në gjëra me agjentin e lojtarit. Në fakt, Mendes u takua me presidentin e Realit, Florentino Perez në shortin e Ligës së Kampioneve të enjten në Monako dhe çdo gjë ishte e përzemërt në mes të palëve.

Fillimi i diskutimeve fillestare me klubin filloi që në vitin 2000, kur ai u përpoq dhe dështoi me lëvizjet në kryeqytetin spanjoll për Carvalhon dhe Deco. Por te Reali e pranojnë se nëse Mendes ka një lojtar i cili i përshtatet faturës që ata duan, ata do të punojnë për ta sjellë në ekip.

EMISIONET