Merr fund maskarada, burri divorcohet nga gruaja 9-vjeçare

Merr fund maskarada, burri divorcohet nga gruaja 9-vjeçare

Martesa e një 28-vjeçari me një vajzë 19 vjet më të vogël është anuluar nga autoritetet iraniane prej presionit publik. Pamjet e djalit duke u martuar me vajzën e mitur, 9 vjece u bënë virale, shkruajti gazetari Babak Tagve në Twitter.

Videoja u publikua në rrjet nga gazetarja që mbron të drejtat e grave, Masih Alinejad.

"Emri i këtij pedofili 28-vjeçar është Milad Cheshani. Ai është anëtar i grupit militant Basij. Vajza quhet Fatima Sayyadi. Milad Cheshani mori lejen e gjykatës islamike për tu martuar me këtë vajzë të mitur”, shkruajti gazetarja.

Kur paraqiti kërkesën për martesë në gjykatën islame, Milad deklaroi se është 22 vjeç, por sipas mediave të huaja, kjo nuk është e vërtetë.

Pas kësaj, 28-vjeçari tha se është martesë e përkohshme dhe kërcënoi gazetarët që e kritikuan për akte pedofilie. Kështu raporton gazetari Babak në llogarinë e tij në Twitter.

Autoritetet iraniane nisën hetimet dhe anuluan martesën sepse, sipas ligjit iranian, një vajzë mund të martohet pas moshës 13-vjecare dhe djali pas moshës 15-vjecare. Ndërkohë prindërit e vajzës do të gjykohen si të dyshuar për organizimin e martesës së paligjshme.

EMISIONET