Merkel kthen në Itali të gjithë azilkërkuesit e nisur nga territori italian

Merkel kthen në Itali të gjithë azilkërkuesit e nisur nga

Dy avionë charter të mbushur me azilkërkues do të mbërrijnë nga Gjermania në Itali më datë 11 e 19 tetor duke kthyerr pas të gjithë emigrantët të cilët përmes territorit italian kanë hyrë në Europë e më pas në Gjermani duke kërkuar strehim.

Lajmi është bërë i ditur nga Stephan Reichel, kryetari i shoqatës "Matteo", i kishave katolike e protestante që ndihmon azilkërkuesit në Gjermani , i cili në një intervistë për të përditshmen italiane "La Repubblica" informon se të gjithë azilkërkuesve të regjistruar dhe identifikuar fillimisht Itali e që më pas kanë lëvizur drejt Gjermanisë i ka ardhur letra e largimit të detyruar nga territori gjerman, më datat 9 e 19 tetor. Madje do të udhëtojnë me fluturime speciale charter nga Berlini drejt Romës e Milanos.

Janë të gjithë emigrantë që sipas normativës evropiane të Traktatit të Dublinit duhet të jetë vendi i parë ku ata kanë hyrë në Evropë, pra Italia e cila merr përgjegjësinë për pranimin o jo të kërkesës së tyre për azil.

Sipas avokates gjermane, Petra Haubner e cila asiston azilkërkuesit në Gjermani,"gjatë muajve të fundit ka pasur një përshpejtim të jashtëzakonshëm të procedurave nga ana e autoriteteve gjermane për kthimin pas të emigrantëve të zbarkuar fillimisht në Itali e që ma pas kanë lëvizur drejt Gjermanisë.

"Cdo ditë , thotë ajo të, paktën një azilkërkues apo një familje e tërë largohet nga territori gjerman drejt vendeve ku ata kanë hyrë për herë të parë në Europë. E shumcia e tyre vijnë nga Italia."

Sipas organizatave jo qeveritare lokale gjermane, numri i azilkërkuesve të larguar nga Gjermania është rritur nga 1 %  në fillim të vitit, në 10%. E shumica e tyre kanë si destinacion Italinë.

Marrëveshja  për zhvendosjen e emigrantëve  e kërkuar nga ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer dhe e pafirmosur ende nga homologu italian Salvini, nuk ka prodhuar deri më tani asnjë rezultat e me sa duket Gjermania ka vendosur të veproj në mënyrë autonome.

Ministria e Brendshme italiane informon mediat se nuk kanë asnjë infromacion mbi fluturime charter me azilkërkues të programuar për t'u kthyer gjatë javëve të ardhshme nga Gjermania drejt Italisë, Por nësed o të jetë e vërtetë, ky fakt mund të sjell një problem politike e diplomatik mes Italisë e Gjermanisë", informon Ministria e Brendshme italiane.

EMISIONET