Merkato ul siparin, Mourinhos i nisin dhimbjet e kokës

Merkato ul siparin, Mourinhos i nisin dhimbjet e kokës

Merkato e verës ka ulur siparin në Angli, me skuadrat që kanë kryer lëvizjet e fundit përpara startit të sezonit 2018-2019.

Me West Ham United që është treguar mjaft aktiv gjatë kësaj faze, një skuadrës që ka treguar limite ka qënë Manchester United. Nënkampionët e Premier League kanë firmosur vetëm me tre emra "big", nëse na lejohet t'i quajmë. Diogo Dalot, Fred dhe portieri i ri, Lee Grant. Shumë pak për një trajner si Jose Mourinho që nuk e ka provuar shijen e titullit prej sezonit 2014-2015.

Një dëshmi që tregon se prioritetet e drejtuesve të "Djajve të Kuq" janë të gabuara, ide që "Special One" nuk ka nguruar ti shpreh dhe hapur.

Edhe pasi Jose Mourinho u përpoq të menaxhonte pritjet në konferencën për shtyp të enjten në mëngjes, shumë tifozë të Manchester United mbetën me shpresë se dikush do të zyrtarizohej deri në ditën e fundit për t'i dhënë klubit një shtytje shumë të nevojshme në sezonin e ri.

Por, siç u shënua nga ora 18:00, pa ndonjë aktivitet të mëtejshëm, u mbyll një nga merkatot më frustruese të historisë së klubit. Dhe Mourinho është përgjegjësi kryesor për mungesën e nënshkrimeve të reja që nga fundi i sezonit të kaluar.

Toby Alderweireld i Tottenham ishte objektivi kryesor gjatë gjithë verës, dhe në një fazë United mendonin se mund të kishin bërë një zbulim të madh, por në fund të fundit ata nuk arritën një marrëveshje. Edhe opsionet ishin të një niveli të lartë, por negociatat me  Harry Maguire, Yerry Mina, Jerome Boateng dhe Diego Godin nuk u konkretizuan kurrë.

Megjithatë, Jose mund të ngushëllohet që do të ketë sërish yjet e sezonit të shkuar, pavarësisht se prezenca e Paul Pogba duket më shumë se një minë me sahat.

EMISIONET