Merkato, Inter shenjëstron kampionin e Evropës

Merkato, Inter shenjëstron kampionin e Evropës

Merkato e janarit nuk ka qënë aspak frytdhënëse për Interin.

Skuadra zikaltër nuk ka arritur të mbyll asnjë marrëveshje gjatë këtij afati kalimtar, por duket se një gjë të tillë do e bëj në fundin e kësaj periudhe. Bëhet fjalë për mbrojtësin portugez të Southampton, Cedric Soares. 27 vjeçari shihet si përforcimi ideal për korsinë e djathtë të prapavijës zikaltër dhe ardhja e tij gjatë këtij afati kalimtar nuk përjashtohet.

Madje, sipas gazetarit të" SportItalia" Alfredo Pedulla  dita e nesërme do të jetë ajo e zyrtarizimit. Soares pritet të firmos te zikaltërit në formulën e huazimit me opsion blerjen përfundimtare në fund të sezonit aktual. Nuk dihet ende shuma që do të paguajë Inter për huazimit e portugezit.

Gjithsesi, ardhja e Soares në Milano do të detyronte Sime Vrsaljko të kthehet te Atletico Madrid pas 6 muajve larg, pasi nuk ka bindur stafin zikaltër.

27 vjeçari ishte pjesë e kombëtares portugeze, e cila u shpall Kampione e Evropës në Francë 2016.


EMISIONET