Merkato e verës, Milani në gjurmët e yllit të Torinos

Merkato e verës, Milani në gjurmët e yllit të Torinos

Andrea Belotti sërisht në "lupën" e Milanit.

Sulmuesi i Torinos ka qenë i lidhur me një kalim tek gjigantët e Premier League, Manchester United dhe Chelsea, por edhe skuadra nga "San Siro" ka interesim për të.

Italiani ka qenë në radarin e Milanit për disa kohë, por sezoni i fundit nuk ka qënë në lartësinë e duhur, me Belotti që i penguar dhe nga dëmtimet ka shënuar vetëm 9 herë.

Por pavarësisht performancave të tij këtë sezon presidenti i Torinos, Urbano Cairo, kërkon 100 milionë euro për sulmuesin e tij, shumë që e ka kërkuar edhe vitin e shkuar.

EMISIONET