Merkato e "nxehtë" tek Roma, Under në radarët e Arsenalit e Monaco-s

Merkato e "nxehtë" tek Roma, Under në radarët e

Forma e treguar gjatë këtij sezoni me Romën ka ndezur "sirenat" e alarmit për mesfushorin turk, Cengiz Under.

Mesfushori i cili u transferuar verën e kaluar në kryeqytetin italian nga Basaksehir ka tërhequr vëmendjen e skuadrave më të mëdha të globit. Sipas asaj që shkruan e përditshmja torineze, "Tuttomercatoweb" për shërbimet e Under janë interesuar Monaco dhe Arsenal.

Duke iu referuar po kësaj gazete, dy skuadrat kanë bërë dhe ofertë që thuhet se ka qënë rreth 35 milionë euro, por që është refuzuar nga krerët e klubit verdhekuq.pasi e vlerësojnë atë në 50 milion euro.

Gjatë këtij sezoni Under ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë dy asiste.

EMISIONET