Maurizio Sarri u bë trajneri i parë në dekadën e fundit që largohet nga Chelsea me dëshirën e tij të plotë, duke "thyer" kështu një traditë të gjatë. Italiani vendosi të braktis "Blutë e Londrës" për të firmosur me Juventusin, pasi klima te Chelsea nuk ishte ajo e duhura.

Gjithsesi, Sarri ka vendosur të kthehet në Londër dhe këtë do ta bëj për të marrë një prej yjeve të Chelsea. Bëhet fjalë për N'Golo Kante, i cili pëlqehet mjaft shumë nga Sarri. Lajmi publikohet nga "Daily Mail", me italianin që ka komunikuar dëshirën e tij për tu ribashkuar me ish-lojtarin e tij.

Ëndrra e tij është që të ndërtojë një treshë në mesfushë, me Kante, Miralem Pjanic dhe Aaron Ramsey. Sarri u kritikua se gjatë kohës së tij në "Stamford Bridge", francezi luante "jashtë pozitës", por tashmë kërkon të formojë një mesfushë e cila sipas tij do të jetë më e mira në botë.

Sidoqoftë, nëse Juventus dëshiron të firmos me Kante, bardhezinjve i duhet të pagujën 70 milionë euro në arkat e Chelsea. Mbetet të shihet se kush do të jetë e ardhmja e 28 vjeçarit, i cili konsiderohet si lojtari më i mirë në pozitën e tij.

/Ora News.tv/