Mërgjyshi: Goli një dhuratë, ja si e neutralizuam Kamzën

Mërgjyshi: Goli një dhuratë, ja si e neutralizuam Kamzën

Laçi ka lënë pas serinë e barazimeve, me kurbinasit që fituan 3 pikët në limite ndaj Kamzës. Një fitore që kënaq jo pak trajnerin e bardhezinjve, Artan Mërgjyshi, i cili për "Supersport" deklaroi:

Lojë e kujdesshme, dhe shënuat në fund…

E kishim përgatitur me kujdes këtë ndeshje, pasi vinim nga barazime. Duhej të kompesonim ato pikë. Pjesën e parë nuk rrezikuam shumë, lamë dhe kundërshtarin të luante me topin. Goli në fund ishte një dhuratë, por edhe i merituar. Pasi vepruam me kujdes gjithë ndeshjen. Morëm maksimumin, dhe i uroj djemtë për këtë lojë ditën e sotme.

Duhej të besoni pak më shumë te të rinjtë?

E vërtetë, lojtarët e rinj kanë shumë energji. Skuadra ishte më e shpejtë në daljet përpara. Kur kemi momentin, duhet ta mbajmë e të ecim përpara. Hadroj e Smaçi dhanë sinjale të mira sot. Këto janë mundësitë, dhe jam i kënaqur me paraqitjet e tyre. Shpresoj të vazhdojnë kështu.

E bllokuat Kamzën nga krahët…

E vërtetë. Në ndeshje të tjera kemi luajtur me tjetër sistem, sot e nisëm me 4-3-3 në fillim. Krahët e Kamzës u neutralizuan. Në të dytën, shkuam në 4-3-2-1, dhe shfrytëzuam hapësirat e kundërshtarit.


EMISIONET