Mensah bën hapin e madh, firmos me skuadrën turke

Mensah bën hapin e madh, firmos me skuadrën turke

Bernard Mensah është futbollisti më i ri i Kayserispor.

Nuk bëhet fjalë për sulmuesin e Partizanit, por për mesfushorin e Atleticos së Madridit, i cili ka bindur drejtuesit turq për të shfrytëzuar mundësinë për blerje përfundimtare.

Lojtari ganez iu bashkua Atleticos në vitin 2015 nga Vitoria Guimaraes, por u huazua përsëri te ekipi portugez. Më pas ai u huazua te Getafe, Kasimpasa dhe Kayserispor.

Me këto të fundit, 24 vjeçari u aktivizua në 23 takime, çka bindi drejtuesit t'ia afrojnë një kontratë trevjeçare.

EMISIONET