Laçi vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Kurbinasit u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga Flamurtari në takimin e javës së 16-të, duke vijuar zbritjen në tabelën e renditjes. Megjithatë, sipas teknikut të bardhezinjve, Migen Memelli skuadrës nuk i mungon asgjë.

Kemi krijuar më shumë raste se Flamurtari, specifikisht në pjesën e dytë. 40 minutat e para mund të thoja se ishin të mira për Flamurtarin, pasi na ushtruan presion. Ne tentuan të gjenim ekuilibrin, pasi ata kanë një skuadër me shumë cilësi përpara, si Kale, Alvesh apo Bushiç. Jemi munduar të tregohemi të kujdesshëm. Në pjesën e dytë ushtruam më shumë presion për të dal te goli. Kemi pasur 5-6 raste por sigurisht kur nuk i konkretizon rastet, skuadra futet në trysninë e rezultatit. Është për të ardhur keq, por duhet të vazhdojmë përpara."-tha Memelli.

/Ora News.tv/