VIDEO/ Fitorja "tabu" për Tiranën, derbi mbyllet me rrjeta të paprekura

Është mbyllur në barazim 0-0 derbi numër 152 i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Edhe pse u luajt deri në minutën e 101, derbi nuk pa fitues, me Tiranën dhe Partizanin që u kënaqen me nga një pikë. Në "Selman Stërmasi" atmosfera ishte tepër elektrizuese, me dy tifozeritë që dhuruar spektakël në tribuna.

Ndërkohë, në fushën e blertë përpos dueleve të forta mes lojtarëve, rastet numëroheshin me gishtat e dorës. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte anglezi, Michael N'Goo, me gjigantit e sulmit bardheblu që me kokë u ndal nga Alban Hoxha në dy raste. Me rrjeta të paprekura u mbyll pjesa e parë, ashtu siç u mbyll i gjithë takimi.

Në pjesën e dytë, u pa një Partizan më i etur për 3 pikët, por shtylla ndali festën e kuqe. Një aksion i bukur nga krahu i majtë nxori të lirë Bruno Telushin. Shumë afër zonës kundërshtare, mesfushori lëshoi një silurë të vërtetë drejt portës së Abibi, por shtylla ndali gjithçka. Një barazim që nuk kënaq askënd, me Partizanin që dërgon në 9 pikë distancën me ndjekësit. Nga ana tjetër, Tirana nuk arriti të "thyen" mallkimin e 5 viteve të fundit në derbi, duke e shtyrë fitoren për një tjetër 90 minutësh.

Derbi Tirana-Partizani përmes fotove


Komenti minutë pas minute:

Mbyllet derbi

90' Akordohen 7 minuta shtesë

85' Polemika me arbitrin e katërt, karton i verdhe per Kalarin

82' Tifozët e Tiranës nuk kursehen, objekte të forta drejt Asanit



80' Goditje nga jashtë zones, Partizanin e ndal shtylla

72' Zëvendësim te Tirana, del Kobina, në fushë Doka

61' Pastrohet fusha, Rinis loja.

60' Ndizen flakadane, fusha mbulohet nga tymi. Nderpritet takimi


58' Zëvendësim i detyruar te Partizani, Kalari merr vendin e të dëmtuarit Idrizaj

53' Përplasje e Idrizaj me një kundërshtarë, mbrojtësi shfaq probleme. Ambulanca futet në fushë, vlonjati lë fushën i dëmtuar. 



46′- Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë.

Nis pjesa e dytë

Pjesa e parë në statistika:



Mbyllet pjesa e parë me rrjeta të paprekura. 

Është mbyllur pjesa e parë e derbit kryeqytetas mes Tiranës dhe Partizanit. Edhe pse një 45 minutësh mjaft i luftuar, në "Selman Stërmasi" , nuk u panë gola, kjo edhe për shkak të reflekseve të gardianit të Partizanit, Alban Hoxha, i cili ndali në dy raste goditjen me kokë të sulmuesit anglez, N'Goo.





30' Sërish Ngoo pranë golit, Hoxha bën heroin 


25' Tensionohet takimi. Ka përplasje fizike mes futbollistëve.

23' Tirana pranë golit, goditja e Michael Ngoo ndalet nga Hoxha.


1' Nis derbi numër 152 në "Selman Stërmasi"

Atmosfera para derbit të kryeqytetit

Derbi, kontrolle të rrepta nga policia




Formacionet zyrtare:


EMISIONET