Meksikë, përplaset autobusi me turistë, 12 viktima

Një autobus turistësh është përmbysur në Meksikën juglindore, duke i marrë jetën të paktën 12 personave. 

Zyrtarët konfirmojnë se edhe 18 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë aksident të rëndë të ndodhur në shtetin e Kintana Ru. Autobusi transportonte 31 turistë nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Suedia dhe Brazili. 

Ata udhëtonin drejt një pike arkeologjike, ku ndodhen disa rrënoja të lashta majane.

Nuk është ende i qartë shkaku i këtij aksidenti të rëndë. Edhe pse përplasjet e autobusëve që udhëtojnë gjatë natës janë ngjarje të zakonshme në Meksikë, mediat pohojnë se incidente me një numër kaq të lartë viktimash dhe të ndodhura gjatë ditës, janë të rralla.

EMISIONET