Mediat serbe publikojnë të dhënat e CIA-s: Kosova e vetmja në Ballkan që do të ketë rritje të popullsisë!

Mediat serbe publikojnë të dhënat e CIA-s: Kosova e vetmja

Sipas të dhënave të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Serbia, deri në vitin 2050 do të ketë rreth 33,2 për qind më pak banorë.

Nëse bëjmë një përllogaritje, i bie që Serbia që tani thuhet të ketë rreth 7 milionë banorë, në vitin 2050 mund të ketë rreth më pak se 5 milionë banorë.

Po sipas këtyre parashikimeve të CIA-s, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “për të keq” Serbia është e vendosur në pjesën e poshtme të Evropës, pas së cilës gjenden vetëm tri shtete – Letonia (35,8 për qind, Lituania (37,6) dhe Moldavia (44,1).

Dhe çfarë vënë në pah në këtë tekst mediat serbe, vetëm një vend i Ballkanit do të ndodhë që në 30 vitet e ardhshme pritet të ketë rritje të popullsisë – ajo është Kosova, e cila në këtë skicë paraqitet veç e veç nga Serbia.

Sipas parashikimeve, në Kosovë, deri në vitin 2050 do të jetojnë rreth 17 për qind më shumë se që jetojnë sot.

Megjithatë, shumica e vendeve evropiane ballafaqohen me këtë problem, me vetëm përqindje më të ulët se Serbia.

Për shembull, pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit mund të presin të njëjtin skenar, dhe në mesin e tyre është Bullgaria, ku pritjet që popullsia do të ulet me 21.9 për qind. Ky grup përfshin Hungarinë (12.6 për qind), Greqinë (10), BeH (8.2), Rumaninë (8.2), Malin e Zi (7.9), Kroacinë (7.7) dhe Maqedoninë (4.4). 


/Telegrafi/



EMISIONET