Mediat greke: Shqipëria rrit masat kundër koronavirusit

Mediat greke: Shqipëria rrit masat kundër koronavirusit

Mediat në Greqi raportojnë për rritje të masave në Shqipëri kundër koronavirusit.

Zougla.gr dhe Ekathimerini shkruajnë se në të gjitha vendkalimet kufitare në Shqipëri, Aeroporti Kombëtar i Tiranës, portet dhe vendkalimet kufitare tokësore ka objekte sanitare të specializuara që kontrollojnë hyrjen e çdo pasagjeri në vend.

"Në veçanti, masat në vendkalimet kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë shtrihen nga porti i Sarandës deri në Krystalopigi në Korçë", shkruan Zougla.

Më tej mediat greke thonë se shqetësimet janë rritur pas rasteve në Itali, shtet me të cilin Shqipëria ka kontakte dhe komunikime. Çdo ditë në aeroportin e Tiranës ka 12-15 fluturime ajrore dhe 5-8 tragete në portet e Durrësit dhe Vlorës.

EMISIONET