Media spanjolle e bën të kryer: Neymar largohet nga PSG në verë!

Media spanjolle e bën të kryer: Neymar largohet nga PSG në

Në Francë kanë nisur dyshimet në lidhje me qëndrimin e Neymar tek Paris Saint-Germain, pavarësisht se u ble këtë sezon për shumën rekord prej 222 milionë eurosh.

Ndërsa në Spanjë e bëjnë fakt të kryer se braziliani do të largohet nga parizienët në merkaton e verës.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se sulmuesi brazilian nuk ka dhënë garanci për qëndrimin e tij në “Parc des Princes” dhe PSG i "trembet" një largimi të tij.

Ky është një lajm i mirë për Real Madridin që po vëzhgon situatën rreth brazilianit.

Neymar është aktualisht i dëmtuar dhe po rikuperohet në vendlindjen e tij në Brazil.

Por, ai hodhi dyshime mbi gatishmërinë e tij për qëndrim në klub duke mos udhëtuar për në Francë për ta festuar titullin e kampionit me ekipin e Paris Saint-Germain.

EMISIONET