Media serbe: Gruevski në Hungari përmes Tiranës. Bullgaria: Nuk posedon pasaportën tonë

Media serbe: Gruevski në Hungari përmes Tiranës. Bullgaria: Nuk

Mediumi serb "Politika.rs" shkruan sot se “Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka ikur në Hungari përmes Tiranës. Sipas informacionit serb, ish kryeministri kaloi kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme. 

Ky medium shkruan se "Gruevski ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme gjatë natës dhe ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Tiranë, dhe më pas është pranuar në ambasadën e Hungarisë për tu pajisur me dokumentat e nevojshme për të kaluar kufirin. 

"Pasi ishte informuar nga njerëzit e tij se policia po përgatiste arrestimin, Gruevski ka kaluar kufirin maqedonas drejt Shqipërisë me një pasafortë false gjatë natës" shkruan politiko.rs. në shkrimin me titull: "Gruevski u arratis nga Shqiperia"

Nderkohe pas disa informatave nga mediat hungareze, se ish-kryeministri i dënuar Gruevski hyri në Hungari me një pasaportë bullgare, Ministria Bullgare e Drejtësisë lëshoi një njoftim zyrtar.

Në deklaratën me shkrim thuhet: Nikola Gruevski nuk është shtetas i Bullgarisë dhe nuk ka paraqitur dokumente për të fituar shtetësinë bullgare. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lëshuar pasaportë për Gruevskin,” shkruajn nga Ministria e Drejtësisë së Bullgarisë në deklaratë.

Ndërkohë dje Qeveria e Hungarisë konfirmoi se ka pranuar kërkesën për azil nga i ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, i dënuar me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës.

Dje në mbrëmje vonë para qeverisë në Shkup është mbajtur edhe një protestë nga disa aktivist të cilët po ashtu kanë kërkuar përgjegjësi nga qeveria lidhur me arratisjen e Gruevskit, por edhe paraburgosjen e të gjithë ish zyrtarëve që akuzohen për vepra penale, për të pamundësuar arratisjen e tyre ngjashëm sikur edhe Nikolla Gruevski.



EMISIONET