Media e huaja: Restoranti shqiptar gatuan mish ariu, po shiten ilegalisht shqiponja, dhelpra e majmunë

“Një restorant në Shqipëri ofron darka me mish ariu, të vrarë ilegalisht si pjesë e një tregëtie të paligjshme të jetës së egër që është jashtë kontrollit në këtë vend”, ka shkruar media britanike “The Indenpendent” .

Studiuesit kanë shprehur se është hera e parë që kanë parë e dëgjuar që mishi i ariut të gatuhet në Europë dhe se mishi i papërpunuar i këtyre kafshëve mund të çojë në shpërthimin e epidemive siç është edhe koronavirusi.

Sipas një hetimi, arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që shiten në tregje të njohura online në Shqipëri dhe kjo ka ngritur frikë për mbijetesën e disa prej këtyre specieve të rrezikuara.

Një grup bamirësie për mbrjtjen e kafshëve “Four Paws” ka publikuar dy faqe kryesore të internetit në Shqipëri që reklamojnë shitjen e e këtyre kafshëve.

Në shumë nga fotografitë tregohen dhelpra, bufë e ujqër, me gojë të mbyllur ose të lidhur me zinxhirë. Është një biznes fitimprurës, një majmun i vogël kapuçin u ofrua për 750 € (675 £), dhe një buf hambari, një këlysh ariu dhe një ujk për 500 € secila.

Blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistë, ose individë që duan kafshët për t’i mbajtur në shtëpi apo si simbole statusi, janë shprehur përfaqësuesit e këtij grupi bamirësie.

Shqiponjat, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë nga më të kërkuarat për blerësit dhe shpesh i sheh të balsamosura në vende publike.

Por gjuetia e specieve të mbrojtura, mbajtja e tyre të mbyllur në kafaz dhe shitja e tyre është e ndaluar në Shqipëri, pa uljes së numrit të kafshëve të egra në vend. Shkelësit dënohen me burg sipas ligjit i cili u forcua në tetor, por zbatimi i tij është ende i dobët.

Majmunët dhe zogjtë shpesh mbahen në bare dhe restorante në Shqipëri si një atraksion turistik, ndërsa dhelprat shiten për leshin e tyre, sipas studiuesëve.

“Në thuajse të gjitha fotot e reklamave shihet mizori ndaj kafshëve, dhelpra me gojë të mbyllura ose të vendosura në kuti plastike, këlyshë ariu të lidhur me zinxhirë apo më këmbë të lidhura”, tha Barbara van Genne, e grupit të bamirësisë.

Një restorant në qytetin e Drilon reklamon mishin e aritur në menunë e tij në “Facebook” ku shton së është i zonës dhe sipas stinës.

Një zëdhënës për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) tha: "Nuk është alarmante vetëm fakti se mishi i ariut po shitet, po gatuhet dhe po konsumohet, por edhe fakti se ata paskan dhe një sezon gjuetie për arrinjtë.

Në Shqipër nuk ka asnjë sezon për gjuetinë e kafshëve të egra në Shqipëri, kjo është e ndaluar me ligj”.

Mishi i arriut mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, shfaqjen e  parazitëtve, me simptoma përfshirë diarre, ngërçe, ethe dhe halucinacione.

Prof James Wood, drejtor i departamentit të mjekësisë veterinare dhe një ekspert i infeksionit në Universitetin e Kembrixhit, tha se Covid-19 dhe viruse të tjera zoonotike mund të barten nga mishi i kontaminuar nga çdo specie.

Zëdhënësia për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror në Shqipëri shprehet:  “Kjo organizatë ka qenë aktive në Shqipëri që nga 2015, por ne kurrë nuk kemi parë më parë mizori të tilla. Deri më tani jemi përqendruar kryesisht në restorante që mbajnë arinjtë në kafaze të vegjël për argëtim të mysafirëve.

Ky zbulim i ri dhe i çuditshëm është një tregues i mëtejshëm se tregtia e kafshëve të egra në Shqipëri është jashtë kontrollit.”

Ajo paralajmëroi se nëse qeveria nuk do të ndërhyje shpejt, disa kafshë të egra vendase do të mbeten vetëm në histori.

Në vitet 1990, në Shqipëri kishte rreth 200 shqiponja, por sot numri është përgjysmuar.

Ky është shkrimi i medias Britanike "The Indenpendent”  për Shqipërinë.

EMISIONET