Presidenti i Republikës, Ilir Meta i gjendur para deklaratës së gazetares Sonila Meço se po ngjante më shumë si një lider opozite, u shpreh se nëse do të kishte këtë qëllim do kishte hapur çështje të tjera.

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Ka edhe një perceptim zoti Meta më shumë sesa President i Republikës, ngjan sikur po kompenson një vakum të krijuar, natyrisht edhe institucional për shkak edhe të mungesës se opozitës në parlament, po ngjan më shumë si lider opozite.

Presidenti Meta: Kjo nuk është e vërtet po të isha në atë pozicion dhe po të kisha atë qëllim padyshim, do kisha hapur edhe çështje të tjera edhe më të forta se kaq. Natyrisht, nëse opozita do të ishte në lartësinë e detyrës, unë mendoj që do të isha me i qetë se dhe se situatë nuk do të ishte më e qetë. Mendoj që, lënia e mandateve, pavarsisht se ata e justifikojnë nuk ishte e dobishme. Këshilla ime ka qenë e hapur luftoni në parlament, doni të bëni protesta, bëni. Dolën në rrugë, u kam thënë asnjë gurë mos hidhni, sepse janë disa ndërkombëtar u  kam thënë që, këta të organizatës  Rilindja Ndërkombëtare,që për çdo që bën Edi Rama, vendosin shami, ama gjënë më të vogël që bëni ju, bëhet qameti.

Gazetarja: Kush nuk i’u dëgjoi atëherë zoti Basha,zonja Kryemadhi apo zoti Berisha, se ju pak më parë thatë: E pyes zotin Basha a e keni pyetur zotin Berisha? Mesa duket për ju, zoti Berisha, është ende i rëndësishëm në vendimarrjet e Partisë Demokratike?

Presidenti Meta: Nuk kemi si t’i lëmë përgjegjësinë Berishës, se nuk është ai kryetar i Partisë Demokratike.

Gazetarja: Vetë thatëe pyeta Bashën, a e pyetët Berishën?

Presidenti Meta:  E pyeta atëherë, ishte tjetër çështje ishte para tre vitesh e ca, mos më ngacmoni te zoti Berisha, është përgjegjësi e tij dhe askush nuk duhet të justifikohet me të, secili duhet të marrë përgjegjësit e tij.Unë e falënderoj opozitën për një gjë: që u tregua shumë e kujdesshme që, nga momenti i njoftimit për shfuqizimin e 30 qershorit.

Unë e kam mendjen te 17-18 tetori, e kam te 19 tetori, se ajo datë është për muadhe në këtë drejtim i falenderojë shumë që evituan çdo shfaqje dhune apo tensioni, aq më tepër që ditën e zgjedhjeve. Sidomos, falenderoj shumë ata që dolën me darje, me muzikë në 30 qershor, larg konfrontimeve.

Gazetarja: Na bëri përshtypje zoti Meta, se ju e çdekretuat datën 30 qershor duke nxjerrë një argument shumë të rëndësishëm, që kishit informacione,për atë që mund të ndodhte për një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme. E cila në fakt nuk ndodhi, ne e pamë që nuk ndodhi. Me të drejtë shqiptarët do ndiheshin të shqetësuar, çfarë informacionesh kishit ju zoti Meta? E para kjo, dhe pse nuk mblodhët Këshillin e Sigurisë Kombëtare?

Presidenti Meta: Më fal se u kthyem te 21 janari. A nuk dhashë dorëheqjen unë, për shkak të një videoje që montuan këtadhe për të cilën kam kërkuar falje?

Gazetarja: Akti i dorëheqjes ishte normal.

Presidenti Meta: Akti i dorëheqjes, patjetër që normal ishte, të flasim për informacionet. Pasi u bë ky veprim, i cili nuk u bë për shkak se unë ndihesha fajtor, por për shkak të një ngarkese që, mund të krijohej në opinion, është montazh, s’është e vërtetë! dhe sa të sqarohej kjo punë etj. Por për shkak të informacioneve që, kjo do përdorej për të krijuar dhunë e gjakderdhje me qëllim largimin e Berishës me dhunë, për të bërë një “pranverë arabe” edhe këtu në mes të Europës. Pasi kam bërë këtë gjë, kemi bërë deklarata dhe letrat i keni përpara se, prapë do tentohet në 21 janar të ndodhë gjakderdhje, i keni letrat te SHISH-i, te Ministria e Brendshme e kudo. A ndodhi, gjakderdhja? Pse duhet të ndodhte, në qoftë se u akuzua një eksponent kaq i lartë, ai dha dorëheqjen, çështja ndiqej, pse do shkojnë njerëzit do vriten për çfarë? Sepse qëllim nuk ishte thjeshtë të dëmtohej një njeri, por qëllim ishte të shkaktohej një gjakderdhje. Shikoji dhe ato të Wikileaks, se kush dërgon letra. Unë i kam informacionet, kam edhe informacione të tjera unë, do t’i jap në kohën e duhur mos keni merak.

Gazetarja: Po pse, jo tani?

Presidenti Meta:  Edhe për Kim Filbin, nuk ua thashë kot. Kim Filbi nuk ka qenë sovjetik, as gruan se ka pas sovjetike

Gazetarja: Çfarë doni të thoni me këtë zoti Meta?

Presidenti Meta:  Me këtë?! Do të kemi intervista të tjera, pse intervista e fundit është kjo? Pse s’do takohemi prapë bashkë, ja që na kishte marrë malli...?

Gazetarja: Sigurisht, kishte kohë që kërkonim intervista nga ju dhe pati një shkëputje, nuk dilnit në media. Por, Këshillin e Sigurisë Kombëtare pse nuk e mblodhët për 30 qershorin?

Presidenti Meta:  Unë e mblodha Këshillin e Sigurisë Kombëtare para një viti e keni të dokumentuar. Një nga arsyet kryesore që, unë e mblodha ishte për të evituar përsëri një grabitje të tillë si kjo që, ndodhi prapë në Rinas, që kishte ndodhur edhe të kaluarën, apo edhe probleme të tjera në infrastrukturën strategjike siç janë porti i Durrësit , aeroporti, etj. Në atë mbledhje i është kushtuar rëndësi e veçantë, aeroportit të Rinasit, janë evidentuar gjithë pikat e dobëta që ka siguria në Rinas, mes gjithë institucionet shtetërore dhe atyre private. Është rënë dakort me marrjen e të gjitha masave për të parandaluardhe të gjitha janë të dokumentuara. Ne e dimë të gjithë se çfarë ndodhi, gjysëm ore pasi Presidenti i Republikës, unë zbrita nga “Austria Airlines”, ndodhi ajo që, kurrë nuk mund të ndodhte dhe nuk ka asnjë lloj përgjegjësie të niveleve serioze. Unë e mbledh, nuk është ky problem.

Gazetarja: Çështja është se shqiptarët dëgjuan kreun më të lartë të shtetit, rrezikon në 30 qershor të ndodhin situata…, ju prandaj e çdekretuant 30 qershorion për ju është nul ajo.

Presidenti Meta: Po prandaj ,për të evituar përplasjet dhe nuk ka patur zgjedhje shtetërore në 30 qershor duhet të jemi të ndërgjegjshëm.

Gazetarja: Por edhe e keni çdekretuar,për ju është nul ajo datë.

Presidenti Meta:  S’është vetëm për mua në këtë shtet, në rast se vazhon sundimi i ligjit ende dhe unë jam i vendosur për këtë gjë, që të vazhdojë sundimi i ligjit. Nuk ka patur zgjedhje shtetërore, dekreti për shfuqizimin patjetër është në fuqi. Dekreti për zgjedhjet e ardhshme është në fuqi. Kush nuk është dakort ankohet në Gjykatën Kushtetuese, kur të krijohet Gjykata Kushtetuese, sipas Kushtetutës, marrin pyetjet.

Gazetarja:Të kthehemi pak te drejtësia ndërkombëtare që ju e keni për zemër.

Presidenti Meta: Unë po flas për drejtësi, për drejtësinë e Maliqit thua ti?

Gazetarja:Ju argumentuar arsyet tuaja, i keni rreshtuar për çdekretimin e datës 30 qershor. Megjithatë, kjo i ka dhënë alibinë shumë përfaqësuesve të mazhorancës, që deklarojnë se është në natyrën e zotit Meta, për të krijuar kolapse me institucionet në vend. Duke çdekretuar 30 qershorin donte të bllokonte pushtetin vendor.

Presidenti Meta: Po pse në kohën që u bë nga zoti Moisiu, u bllokua pushteti vendor për 2 muaj?

Gazetarja:U bë marrëveshje zoti Meta, a u thirrët ju në marrëveshje?

Presidenti Meta: Podhe këta kishin marrëveshje dhe u përplasën me njëri-tjerin, do t’i lija shqiptarët të përplaseshin me njëri-tjetrin. E mora unë përgjegjësinë. I thirra grupet parlamentare, asnjëri nuk donte të vinte. I thosha atij, Ramës hiq dorë nga 30 qershori, atij i thosha hiq dorë, nga kjo që nuk takohem me Edi Ramën dhe hajde ta zgjidhim këtë punë. Ata, kishin marrëveshje për t’u mos u marrë vesh, tani do lija unënjerëzit të përplaseshin me njëri-tjetrin?! S’mund t’i lija sepse në fund fare do thoshin, po Presidenti çfarë bëri? Këtë që bëra këtu, mora përgjegjësinë, bëra dhe shqiponjën.

Gazetarja:Dakort, sot jeni ju përballë Gjykatës Kushtetuese?

Presidenti Meta: Po, edhe përballë Gjykatës së Hagës.

Gazetarja: Përballë Parlamentit, se keni dhe një hetim.

Presidenti Meta: Përballë të gjithëve, asnjë problem.Unë këtë përgjegjësi, e kam marrë këtu para të gjithë popullit shqiptar.Kjo është përgjegjësi kushtetuese, politike, morale në raport me drejtësinë më çdo gje. Por, është për interes kombëtar, është për të ruajtur unitetin e popullit shqiptar që, në 30 qershor mos të kishim përplasje. Nuk pati sepse u qetësua pala tjetër me mendimin që nuk ka zgjedhje, po të ishte me idenë se ka zgjedhje nuk e di çfarë do të ishte.


/Ora News.tv/