Meço: Nëse shkelet Kushtetuta është problem i të gjithë qytetarëve, jo vetëm i Presidentit

Meço: Nëse shkelet Kushtetuta është problem i të

Gazetarja Sonila Meço e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora shprehet se tubimi i thirrur nga Presidenti është në fakt një pikë lidhje e shumë protestave të zhvilluara në vend.

Meço: Konteksti në të cilin zhvillohet ky manifestim, është që kemi një seri protestash të gjalla. Protesta e studentëve pavarësisht se u shua, problemet e tyre nuk u zgjidhën. Kemi herë pas here vatra protestash që kërkojnë për të verifikuar që premtimet e bëra në fund të protestës nuk u mbajtën. Studenti që foli përpara kryeministrit në diplomimin e mjekësisë i cili tha se diplomat që marrin janë bileta avioni për tu larguar drejt Gjermanisë. Kemi protestën e naftëtarëve e cila pavarësisht se u tha që do mbyllet sot lexova se do të rikthehen prapë pasi premtimet nuk janë mbajtur. Protesta e minatorëve. Kemi rezistencën 2 vjeçare të teatrit. Banorët e Unazës së Re që duan ta kthejnë rezistencën në simbolikë të fortë të përballjes me arbitraritetin e shtetit. Filli lidhës i këtyre shqetësimeve është përgjigja e pyetjes a jemi të kënaqur me Shqipërinë sot? Nëse ka diçka që është vrarë jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Ballkanin është mungesa e Shoqëirsë Civile, sindikatave. Fakti se gjithë këto protesta mbetën të ndara dhe të izoluara është dhe një lloj strategjie për t'i vrarë. 

Gjithashtu ajo komenton dhe gjuhën e përdorur nga politikanët shqiptarë e cila nuk jep mesazhe pozitive për popullatën.

Meço: Në politikën shqiptare po të hysh në arkivat mund të gjejmë në gjuhën e politikanëve shqiptarë të gjejmë gjithë llojet e përcaktimeve të njëri tjetrit ashtu si kemi gjetur dhe gëlltitjen e shumë akuzave në emër të disa marrëveshjeve politike që sipas tyre duhet të prodhonin një demokraci të avancuar, integrim evropian. Nëse do t'i referohemi një gjuhe të sotme duhet të kthehemi 30 vite më parë. Presidenti është sulmuar rëndë personalisht, është përdorur e kaluara e Ilir Metës për të goditur argumentin e tij. Nëse shkelet Kushtetuta është problem e të gjithë qytetarëve. I jap më shumë rëndësi akteve që ndërmerr Presidenti i Republikës për të mbrojtur Kushtetutën. Po u shkel dhe ajo nuk jemi të sigurtë. Problemi është tek lloji i shteti i së drejtës që jemi duke ndërtuar.

EMISIONET