I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se Edi Ramën po e kopjojnë Serbia, Kosova dhe Maqedonia.

Ai tha se ai është një fanar ndriçues në botë.

Meçe: Po që kanë filluar ta kopjojnë Ramën. Në Maqedoni sapo vendosën gjendjen e jashtëzakonshme se kuptuan se politika e Ramës funksionon. Edhe Kosova të njëjtën gjë po bën, shkoi pas Edi Ramës. Edhe Serbia po bën të njëjtën gjë. Mua më vjen mirë që qenka një shqiptar i cili bëhet fanar ndriçues në botë.

Malo: Je Elisa Spiropali mashkull!

Meçe: Më vjen mirë që shembullin e Ramës e ka marrë edhe Trump-i. E ndiej veten krenar. 

/Ora News.tv/