“Më mori policia dhe ushtria” G Bani, tregon si e spiunuan komshinjtë gjatë karantinës

“Më mori policia dhe ushtria” G Bani, tregon si e spiunuan

I ftuari i dytë në emisionin Glamour Zone në TV ORA, ka qenë G Bani, një prej repereve më të njohur në Shqipëri. Ndër të tjera ai foli për këngën ‘Spiunët e Karantinës’, pjesë e albumit të tij më të ri.

Ester Bylyku: Më pëlqeu shumë kënga ‘Spiunët e Karantinës’. Por nga lindi ideja për këtë këngë? Ka ndonjë histori që nuk e dimë ne?

G Bani: Kam patur një eksperiencë personale. Ishim bashke me një shokun tim i cili ka një lokal dhe vumë muzikë popullore, për tu argëtuar të gjithë, njësoj siç bëhet në Itali. Të gjithë po e shijonin, po kërcenin e po ia kalonin shumë bukur. Dilte dikush dhe bënte muzikë për njerëzit. Ky nuk e bëri këtë gjë nga ballkoni i shtëpisë së vetë sepse nuk e kishte boksin tek shtëpia dhe e mori atë e nxorri nga lokali që e kishte të mbyllur, thjesht tërhoqi korrentin. 

 E gjithë lagjia po e shijonte dhe njerëzit po kërcenin. Në ato momente erdhi ndërhyrja e shpejt, policia, ushtria, dhe na shoqëruan në rajon ku qëndruam për 5 orë. Spiunlliku në Shqipëri është aq i rëndomtë saqë njerëzit të duan e të bëjnë idhul, ose të urrejnë.

EMISIONET