Më mirë t'ju qeshin sot, sesa t'ju qajnë nesër !

 Jemi gati 72  ore nga publikimi i rastit te pare me COVID-19 ne Shqiperi dhe secili  nga ne mendon se eshte akoma duke pare nje film "fiction" nga ata te  ngjashmit qe jepen cdo dite.

 Disa te tjere mendojne se eshte  thjesht nje " loje" e cila po u jep mundesi argetimi, kohe te lire  takimi e shetitjesh me miq dhe te aferm, apo duke shkuar me larg si  mundesi zhvillimi biznesi apo te berit politike.

 Ne  kendveshtrimin tim si mjek, me keqardhje me lejoni t'ju them se nuk  eshte koha per asnjeren nga keto me lart. Nuk eshte koha as  per te  nxjerre rolin e mjekut si hero, kur ne fakt i tille ka qene dhe do te  mbetet gjithmone.

 Neqofte se do te rishkruaja udhezimet e OBSH ne  lidhje me masat e rrepta higjeno-sanitare dhe domosdoshmerine e  izolimit e te ndenjurit ne shtepi,te cilat ne fakt po bejne xhiron e  botes, askush nuk do te lexonte me poshte dhe ky shkrim do te  perfundonte ketu.

 Por e verteta eshte se ne kushte te tilla, me te rendesisheme se gjithcka jane sensibilizimi dhe ndergjegjesimi.

  Duke marre parasysh se qe ne si popull ndahemi ne 2 kategori :  "paniksjellesit" dhe "rehatndjellesit", nuk eshte e nevojshme as te  perhapim panik por as te jemi te shkujdesur e mosbesues se asgje nuk do  te ndodhe.

 Me e nevojshme eshte te thyejme mitin se eshte vetem  nje lloj gripi ku rrezikohen vetem te moshuarit dhe ata me semundje  shoqeruese.
Ky virus eshte ende ne studim te vazhdueshem mjekesor e  shkencor dhe ka ende pikat e erreta edhe ne lidhje me menyren e  transmetimit e aq me teper te mjekimit.

 Te mos harrojme se para  vitit 1928 kur Alexander Fleming zbuloi penicilinen, askush nuk e  kuptonte se si mund te vriteshin disa mikro-organizma te vogla qe nuk  shiheshin  me  sy, te quajtura BAKTERE, por qe merrnin jete njerezish  edhe mbi nje plage te rendomte te infektuar.

 Sot ne eren e  antibiotikeve, cdokush ka pare se ne sallen e operacioneve, mjeket dhe  personeli mjekesor mbajne maska, kapuce e doreza sterile dhe zbatojne  rregulla te forta asepsie per te parandaluar infeksionin postoperator,  edhe pse jane te sigurt se kane nje larmishmeri antibiotikesh dhe jo  vetem penicilinen e Flemingut.

 Ne rastin e nje VIRUSI ne  pergjithesi  i cili eshte  gati 1000 here me i vogel ne permasa sesa  BAKTERI, dhe  qe pervec njeriut mund te infektoj edhe vete bakterin,  cdokush duhet te gjykoje qe ai eshte akoma me i rrezikshem. 

 Dhe  kur specifikisht behet fjale per COVID-19 , nje virus te ri, akoma te  "paeksploruar" totalisht, kujdesi dhe rrezikshmeria ( te cilat ecin  paralel), shumefishohen per te kuptuar te verteten.

 Por nese rrezikshmeria ekziston si faktor konstant, kujdesi ngelet nje variabel i ndryshueshem te cilin e kemi neve ne dore.

  JU LUTEM : me kujdesin tuaj jepini kohe studiuesve, mjekeve, virologeve  apo shkencetareve duke mos e shperdoruar kohen tuaj ne dem te tyre dhe  te jetes suaj ; duke mos lejuar femijet tuaj te luajne grumbull prane  lagjes edhe pse shkollat u mbyllen, nderkohe qe vete jeni ne kafene duke  ironizuar e qeshur me kalimtarin e rradhes qe ecen me nxitim drejt  shtepise me masken apo dorezat e tij veshur.

 Edhe ne qofshi ju ai  kalimtari, mos keni frike dhe turp te merni pjese ne mosperhapjen e  kesaj epidemie se askush nuk do t'ju qeshe.

 POR... edhe sikur te ndodhe kjo : ME MIRE T'JU QESHIN SOT SESA T'JU QAJNE NESER!

EMISIONET