Ditën e nesërme në orën 17:00 do të zhvillohet manifestimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit i thirrur nga presidenti Meta në atë që ai e quan 'besëlidhja e 2 marsit'.

Vazhdimisht presidenti ka dalë në konferencë për mediat duke paraqitur faktet sipas tij të grushtit të shtetit dhe kapjen e instutucioneve nga mazhoranca.

Meta është aktiv edhe në rrjetet sociale ku së fundmi ka hedhur një video në Facebook, ku nëpërmjet tre të rinjve fton të gjithë shqiptarët nesër në tubim të jenë me mimoza dhe flamuj kuqezi.

''Pranvera Kuqezi nesër në Tiranë!

Manifestimi Mbarëkombëtar, më madhështor dhe më paqësor në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!

Mirësevini nesër me mimoza dhe flamuj kuqezi!''

Ndërkohë edhe zëdhënësi i presidencës Tedi Blushi, ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku paraqitet kampioni i botës Adriatik Cami i cili i bëri thirrje të gjithë sportistëve që t'i bashkohen presidentit Meta më 2 mars në mbrotje të kushtetutës së Shqipërisë.


/Ora News.tv/