Një shqiptar është kapur mat në Itali duke vjedhur një banesë në San Fermo della Battaglia nga pronari i saj.

37-vjeçari ka arritur të largohet me një makinë të vjedhur por është kapuar nga karabinierët dhe është arrestuar.

Pronari i banesës lajmëroi policinë mbrëmjen e së dielës pasi zbuloi se dy hajdutët po përpiqeshin ti hynin në shtëpi pas i thyen derën.

Italiani mori targën e makinës që hajdutët përdorën për tu larguar.

Gjithashtu autoritetet morën njoftim për vjedhjen e një apartamenti në Montano Lucino nga persona me të njëjtën makinë.

Karabinierët gjurmuan makinën që përshkroi pronari i banesës gjatë vjedhjes së mbetur në tentativë.

37-vjeçari shqiptar po ngiste makinën në momentin që u gjurmua nga autoritetet,

Në automjet u gjetën 1.500 euro kesh, sende ari, çelësa dhe mjete vjedhje.

Makina u grabit në provincën e Varese më 17 dhjetor.

/Ora News.tv/