Prestigjiozja gjermane “Bild” ka zbuluar një detaj të rëndësishëm në lidhje me talentin e Salzburgut, norvegjezin Erling Haaland, që konsiderohet nga nga talentet më të mëdha të futbollit europian. 

19-vjeçare ka një klauzolë në kontratë e tij, që e lejon të largohet nga ekipi austriak për 20 milionë euro që në muajin janar, ndërkohë që në tregun e futbollistëve vlera e tij është nga 50 nga 100 milionë euro.

Futbollisti në fjalë, i cili ka shënuar plot 27 gola në këtë fillim sezoni në të gjitha kompeticionet me Salzburgun, kërkohet nga emra të mëdhenj si Real Madrid, Juventus, Chelsea, Arsenal, Manchester United. Kujtojmë që Haaland ka vendosur rekorde sa i takon shënimit të golit duke lënë pas edhe Mesin dhe Roanldon.

/Ora News.tv/