Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar dhe një grek për trafik droge.

Operacioni  u zhvillua në trenin e linjës Athinë-Selanik.

Në bagazhet e një shqiptari 28-vjeçar dhe një greku 19-vjeç, jane gjetur dhe sekuestruar 13 kg 137 gram heroine dhe 879 gram kokaine.

Droga kishte si qëllim shpërndarjen në Selanik. Shqiptari konsiderohet kreu i grupit.

Dosja në ngarkim të tyre i kaloi Prokurorisë së Selanikut.

/Ora News.tv/