Mbyllja e RTV Orës, ndal Orën e së ardhmes për Shqipërine!

Mbyllja e RTV Orës, ndal Orën e së ardhmes për

Pa lirinë e mendimit, nuk mund të ketë urtësi, pa lirinë e fjalës, nuk mund të ketë liri publike, thotë Benjamin Franklin.

Lajmi se autoritetet shtetërore kërkojnë të mbyllin RTV Ora, u pasqyrua gjerësisht në media, edhe pse pati nga ato që bën sehir, duke mos e bërë këtë lajm pjesë të hapësirës së tyre, e kjo është tregues se mes nesh ka servilë të pushtetit e jo media të lirë.  Në 30 vite demokraci, ky është njw ndwr lajmet që trondisin themelet e lirisë së fjalës në Shqipëri, e që na dëshmon se jemi kthyer 30 vite pas. 

A ka arsye me të madhe se kjo, që shqiptarët të protestojnë në lloj e lloj formash, nuk është e thënë në shesh, për ti thënë ndal ca njerëzve që kanë marr peng një vend të tërë?! 

Shumë media e gazetarë rrinë në heshtje e nuk denjojnë të ngrenë zërin për mbylljen e RTV Orës, sepse kjo nuk i cënon pasi janë në rregull në medien e tyre, por nuk arrijnë të kuptojnë se mbyllja e RTV Orës, ndal një herë e mirë orën e të ardhmes së këtij vendi, të perspektivës perëndimore të atdheut ku kemi vendosur të jetojmë e të rrisim fëmijët tanë. 

Kjo heshtje, është e pështirë, sikurse është e pështirë që një media të bëhet kurban i së vërtetës. Nëse ka sot një media që megjithë vështirësitë e rracës politike tonën, ka arritur të jetë e balancuar, ndryshe ka simotrat e saj që kanë bërë kompromis sa hap e mbyll sytë me pushtetin e radhës, ajo është RTV Ora. Si mund të mbyllet një Televizion me kontribut të rëndësishëm në tregun mediatik, vetëm e vetëm se në vend që të ftonte 1, ftoi 2 apo 3 persona në studio, kundrejt të gjitha masave anti-virus. 

A e keni parë o njerëz se cfarë rrumpallhane bëhet që nga mëngjesi e deri në darkë, pa e pjerdhur fare orarin 17:30, dhe asnjë polic i shkretë nuk duket gjëkundi për të ndëshkuar sipas rregullave?! A e keni parë o njerëz se si i bëjnë takimet në këto kohë kokat e këtij vendi, apo kryepolicët, me dhjetra burra bashkë, e askush nuk i ndëshkon?! 

Para pak ditëve, dy media u paralajmëruan se kishin shkelur rregullat dhe AMA e përshëndeti këtë parlajmërim, sigurisht duke kërkuar vigjilencë për të mos e përsëritur më, po për Orën, pse nuk u veprua kështu?! Apo ngaqë Ora nuk gënjen kur e tregon orën sa është?! Një mijë e një të zeza i kanë bëeë këtij vendi, por kurrë nuk mendohej se do arrihej deri këtu, kjo është e TEPËRT! A nuk mjaftoi gjoba e majme 20 milionë lekë për ata 2 të ftuar më tepër?! Pse duhej vendimi për mbylljen e sinjalit, apo kështu e do PARTIA?! 

Në cdo raport të organizmave botërorë, Shqipëria del për 'ibret' kur vjen puna te liria e shtypit, dhe kritikat janë të mëdha, a nuk është ky momenti që një dorë e huaj të thotë STOP, e ta marrë këtë të shkretë vendi me PPP, mbase ky është shpëtimi ynë i vetëm... Orët kalojnë, por ora e së vërtetës ka ardhur, ndaj të kryqëzojmë gishtat që do të reagojnë edhe ata që duhet të reagojnë, ndërkombëtarët, atyre nuk i lejohet ta përtypin mbylljen e një medie, në vendin e tyre do të shpërthente Lufta e Tretë Botërore dhe një medie nuk do mbyllej kurrë. 

Ku janë shqiptarët, kjo është vija e kuqe, nëse arrijnë ta kuptojnë sadopak këtë, le të ngrihen e ti thonë MJAFT mjaftistëve. A do të mbyllej RTV Ora nëse në këto 2 emisione, 'Tempora dhe 360 gradë", nuk do të kritikohej keqqeverija?! Sigurisht që jo! Askush sdo e vinte re numrin e të ftuarve sa kishte kaluar, asnjë cent gjobë nuk do faturohej. Jemi shtypur për vite e vite në komunizëm, të mos lejojmë të shtypemi më, se këtë radhë nuk do na dalë vrer, por gjak nga dhimbja. Nëse të gjithë bëhen bashkë, nuk ka qeveri e pushtet që na bën të na dalë në ëndërr Kim Jong Un. 

Edhe Enver Hoxha po të ringjallet, me siguri do kërkojë anullimin e këtij vendimi të pasardhësve të tij. Unë kam besim te reagimi qytetar, te reagimi i kolegëve, dhe padyshim i 'Zotërve tanë hyjnorë', ndërkombëtarëve. Përplasje me medien ka patur edhe në SHBA, por jo mbyllje, as në ëndërr nuk shihet kjo gjë. Kryeministri ynë fali shumë gjoba të pandemisë, pse e ka kaq të vështirë të falë gjobën e medias?! 

Kur u miratuan ndryshimet në Kodin Penal, edhe pse shumëkush e kritikoi, e shumëkush në Bruksel paralajmëroi për KUJDES në rrezikun e shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, askush nuk e mendoi se ky ligj do fë bënte kurban një media. Logjika ndoshta rri strukur kur vjen puna te pritshmëritë për reflektim shtetëror, pot meqënëse shpresa nuk vdes kurrë dhe besimi se ky vend nuk do të merret në qafë nga "5" njerëz, më bëjnë të besoj se ky vendim, RTV Orës do i marrë vetëm të këqijat, se për ta mbyllur......

EMISIONET