Ishte duke zhvilluar një sezon sinjikativ me skuadrën e Lyonit por këputja e ligamenteve e detyron Memphis Depay të mos luajë më këtë sezon. 

Ky fakt nuk i ndal aspak drejtuesit e Lyon që të shprehin besimin për lojtarin, besim që duan ta konkretizojnë me rinovimin e kontratës e cila skadon në vitin 2021. 25-vjeçari u operua së fundmi dhe vështirë të luajë më këtë sezon ndërsa vitin tjetër do të jetë në vitin e fundit të kontratës. 

Presidenti Aulas dëshiron që ta zgjidhë këtë çështje sa më shpejt ndërkohë që i ka bërë ofertën sulmuesit holandez. Për Depay janë të interesuar disa skuadra prestigjoze në Europë si Milani, Manchester United apo edhe Chelsea.

/Ora News.tv/