Partizani tregohet i papërmbajtshëm , luan "tenis" me Lushnjën

Partizani tregohet i papërmbajtshëm , luan "tenis" me

Nuk ka surpriza në "Selman Stërmasi", me Partizanin që ka mposhtur thellë 6-0 Lushnjën.

Mjaftuan 45 minutat e para për të vendosur fatet e takimit me Partizanin që gjeti 3 herë rrjetën.

Fillimisht Jurgen Bardhi zhbllokoi takimin në minutën e 28-të, ndërsa 6-të minuta më vonë mesfushori 20 vjeçar dyfishoi. Në fundin e pjesës së parë kishte kohë dhe për golin e mbrojtësit Egzon Belica. Maqedonasi shfrytëzoi një goditje nga këndi për të mposhtur me kokë portierin Spaho dhe për të gjetur golin e parë me skuadrën kryeqytetase.

Edhe në fraksionin e dytë vazhdoi dominimi i Partizanit, me të kuqtë që realizuan dhe tre herë të tjera. 

Në minutën e 57-të, Progni provon me një parabël ndaj portieri Spaho, por ky i fundit pret në momentin e parë, ndërsa në tentativën e dytë mesfushori i Partizanit me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë. 

Ndaj Lushnjës, u zhbllokua dhe ish-sulmuesi i Pelister, Lucas Ferreira Cardoso me sulmuesin që pasi shmang portierin shënon me portën e boshatisur. 7 minuta nga fundi kishte vend dhe për 26 vjeçarin Emran Ramadanin, me maqedonasin që shënon golin e parë me fanelën e të kuqve. 

Përfundimisht 6-0 dhe Partizani rikthehet tek fitorja pas 3 takimesh. Me këtë 3 pikësh, ngjiten në vendin e 6-të në kuotën e 31 pikëve, me të kuqtë që ndërrojnë vendin me Luftëtarin që viziton nesër Vlorën, për t'u ndeshur me Flamurtarin. 

EMISIONET