Janë mbyllur pjesët e parë2 në 4 sfidat e javës së 25-të në Kategorinë Superiore. 

Kështu, Tirana e ka mbyllur në epërsinë minimale pas autogolit të shënuar nga Jurgen Vrapi sfidën kundër Flamurtarit në Vlorë. Partizani krijon volum loje dhe raste për shënim por portieri i Teutës Stivi Frashëri tregohet vendimtar duke neutralizuar gjithçka dike bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 0-0. 

Më të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe sfida mes Kukësit dhe Vllaznisë në Elbasan Arebna ndërsa Skënderbeu ka mundur Luftëtarin në Korçë me rezultatin 1-0. Autori i golit për ekipin e Ilir Dajës ishte Mensah në minutën e 18.

/Ora News.tv/