Skënderbeu i tregon "dhëmbët", Kukësi nuk gjen qetësi në kampionat

Kukësi duket se nuk po gjen qetësi në kampionat teksa shënoi një tjetër humbje me shifrat 2-1 ndaj Skënderbeut në Korçë.

Për Skënderbeun shënoi në minutën e 22' Devi Bregu me një gol fantastik nga jashtë zonës duke e çuar topin në cepin e portës.

Bruno Dita dyfishoi shifrat për korçarët në minutën e 33' pas një aksioni të gjatë.

Kukësi arriti të reagojë vetëm 4 minuta nga fundi i pjesës së parë me anë të Valon Ethemit.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë teksa pjesa tjetër e lojës nuk dhuroi asgjë.

Me këtë fitore Skënderbeu ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 41 pikëve ndërsa veriorët kanë krijuaj një distancë prej 9 pikësh ndaj kryesuesve të Tiranës.

Kukësi shënon 44 pikë ndërsa Tirana 53.

Ndërkohë sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit u mbyll 1-0 për veriorët.

I përhershmi Gilman Lika shënoi në minutën e 35' me anë të një penalltie. Vetëm ky gol i ka mjaftuar Vllaznisë për t'i rrëmbyer 3 pikë Partizanit të cilët kanë pësuar një ngërç të dukshëm në kampionat.

Të dyja ndeshjet e Kategorisë Superiore të vlefshme për javën e 26 u zhvilluan pa tifozë në zbatim të urdhrit të qeverisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.



EMISIONET