"Stresi" merret i pandehur për trafik droge

"Stresi" merret i pandehur për trafik droge

Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjykatë dosjen për Arkimed Lushajn, këngëtari i njohur me emrin e artit "Stresi"

Lushaj do të gjykohet për "armëmbajtje pa leje" dhe "trafik të lëndëve narkotike".

Stresi u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të Prokuroisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin Bajri. Ai ishte pergjuar teksa kishte thënë se ia kishte hedhur forcave Shqiponja pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektive në afërsi të shkollës "Partizani". Pas këtij përgjimi ne momentit ku i ekzekutohej kjo masë policia i gjeti ne hotel edhe nje armë tjeter. 

Këngetari i cili është nje idhull për shumë adoleshentë dhe ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale nuk e ka për herë të parë prangat. Kohë më parë arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit 3 ne kryeqytet ku ishte shoqeruar për një vepër tjetër penale. 

EMISIONET