Mbulohet me mister fati i dy vajzave binjake 9-vjeçare, të cilat figurojnë të zhdukura pas zjarrit shkatërrues në Atikë.  

Babai i tyre, Yiannis Philippopoulos, deri vonë shpresonte se të bijat kishin mbijetuar pasi në një televizion lokal i kishte parë ato ndërsa hipnin në një anije në portin e Rafinës, të hënën në mbrëmje.

Por burri që shihet në video me  dy vajzat dhe dy fëmijë të tjerë ka pohuar për mediat pas apelit të lëshuar nga babai i binjakeve, se fëmijët janë të tij dhe bashkëshortes.

"Dy nga katër fëmijët në anije janë të mirë dhe dy të nuses".

Një fakt i tillë u konfirmua më pas dhe nga policia që bëri identifikimin.

Ky zhvillim u jep fund shpresave të babait të vajzave, Yiannis Philippopoulos, teksa binjaket futen në listën e të zhdukurve.

Philippopoulos tha rojet bregdetare i kanë thënë se  fëmijët e tij nuk ishin regjistruar në mesin e të mbijetuarve të shpëtuar.

Megjithatë, kjo mund të ketë ndodhur për shkak të panikut të orëve të para dhe të nxitimit për të shpëtuar gjithandej njerëzit e bllokuar në plazhe.

/Ora News.tv/