Mbi 83 mijë emigrantë shqiptarë në Itali me tesera sindikaliste

Mbi 83 mijë emigrantë shqiptarë në Itali me tesera

Pjesëmarrja sindikaliste është një nga format e integrimit social dhe të përfshirjes së individit në jetën publike e politike të vendit.

Organizata sindikaliste është një nga instrumentet më të rëndësishëm në mbrojte të abuzimeve apo parrregulllsive në kontratën e punës mes punonjësit dhe pronarit të tij dhe emigrantët janë pa dyshim grupi social më i përfshirë në parregullsitë, paligjshmërinë, pasigurinë në sistemin e punës e në mosdeklarimin e punës së kryer.

Në Raportin e sapo publikuar të Ministrisë italiane të Puëns dhe Cështjeve sociale, konfirmohet cdo vit në rritje pjesëmarrja në organizatat sindikaliste të punonjësve emigrantë.

Aktualisht rezultojnë mbi 1 milionë punonjës emigrantë të regjistruar në një sindakatë dhe emigrantët shqiptarë renditen të dytit të numër pas punonjësve me origjinë marokene.

Sipas të dhëndave të raportit të Ministrisë italiane të Punës janë rreth 83 607 punonjës emigrantë shqiptarë të pajisur me tesera sindikaliste duke përbërë rreth 9 % të numrit të përgjithshëm të punonjësve emigrantë sindikalistë.

Rreth 40 383 punëtorë shqiptarë në Itali kanë marrë teserën e organizatës më antike sindikalise italiane Konfederata e Përgjithshme Italiane e Punës CGIL, 30 447 janë të regjistruar në organizatën sindikaliste CISL, Konfederata Italiane e Punonjësve Sindikalsitë dhe 12 777 në UIL Bashkimi Italian i Punës.

Shpërndarja territoriale e emigrantëve sindikalistë shqiptarë është përqëndruar në rajonin e Lombardisë, Emilia Romanja, Veneto e Lazio.

Emigrantët sindikalistë në Itali janë aktualisht 1 088 141. Në vend të parë janë emigrantët me origjinë nga Maroku me rreth 87 mijë të teseruar e pas tyre janë punonjësit emigrantë shqiptarë.

Punonjësit sindikalistë emigrantë përbëjnë 9.5% të numrit të përgjithshëm të punonjësve sindikalistë italianë.

EMISIONET