Mbi 300 milion vende pune në rrezik nga koronavirusi

Mbi 300 milion vende pune në rrezik nga koronavirusi

Koronavirusi do të rrezikojë  305 milion vende pune me kohë të plotë në të gjithë botën deri në tremujorin e dytë.

Vlerësimi është bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, sipas së cilës zgjerimi i kufizimeve përkeqësoi parashikimin e mëparshëm të 195 milion vendeve të punës.

Ekziston gjithashtu frika se 1.6 miliardë punëtorë të punësuar në punë të rastit dhe të parregulluara "mund ta shohin jetesën e tyre të shkatërruar".

"Si pasojë e pandemisë, afro një miliard e 600 mijë punëtorë në sektorët e ekonomisë informale panë pagat e tyre të ulen me një mesatare prej 60% në një muaj dhe "pa burime alternative të ardhurash". Këta punëtorë dhe familjet e tyre nuk do të kenë asnjë mjet mbijetese" paralajëmron ONP.

Humbja e orarit të punës vlerësohet në 10.5% në raport me tremujorin para krizës: një shifër që barazohet me 305 milion punëtorë me kohë të plotë.

Zonat më të prekura janë ato të Amerikës (-12.4%) dhe Evropës dhe Azisë Qendrore (-11.8% gjithsej).


EMISIONET