Mbi 2,8 milion të infektuar me Covid-19 në botë, 200 mijë viktima dhe 819 mijë të shëruar

Mbi 2,8 milion të infektuar me Covid-19 në botë, 200 mijë

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka kaluar shifrën 2,8 milion, përkatësisht 2,867,984 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 200,430.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 50,843 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 26,384 viktima, Spanja me 22,902, Franca me 22,245 dhe Britania me 20,319.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,632.

Në Shqipëri janë shënuar 27 viktima dhe janë infektuar 712 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 819,310 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka rreth 1,8 milion raste aktive që presin të shërohen.

EMISIONET